JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tifozët çekë provokojnë Shaqirin! Shfaqin flamurin “KOSOVO IS SERBIA” në mes të stadiumit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/10/2021 8:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

4-3 për Lyonin u mbyll me rezultat të ngushtë ndeshja me çekët e Sparta Prague. Skuadra franceze mysafire arriti fitoren e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupit A të Ligës së Evropës. Në grup bëjnë pjesë po ashtu edhe Rangers e Brondby.

Lojtar i Lyon është edhe Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili nuk arriti të shënonte gjatë 75’ minutave që ishte në fushë. Ai as nuk shënoi e as nuk dha ndonjë asist për gol. Tifozët çekë provokuan shqiptarin në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”, pasi shfaqën flamurë me mbishkrime “Kosovo is Serbia”.

Mbi këtë veprim të turpshëm të tifozëve çekë, pritet të ketë ndëshkime nga UEFA si gjest provokimi.