JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Agimi “i burgjeve” i jep 180 milionë pa konkurrencë Qefalisë dhe të dënuarit për korrupsion
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18/10/2021 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur shikon tendera të tillë, nuk je i sigurt se kush fle më shumë gjumë, Lulzim Basha apo SPAK. Themi kështu pasi tendera të tillë si ky që po ju paraqesim, janë tepër të dyshimtë në shumë aspekte. Së pari rezulton se njëri nga firmat fituese është themeluar nga një person i cili është i dënuar nga drejtësia për korrupsion. Bëhet fjalë për Shemsi Sinani i cili është dënuar nga krimet e Rënda me akuzën e korrupsionit ndaj ish-nëndrejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Iljaz Labi.

Në mënyrë që të pastronte emrin “me letra”, Shemsi Sinani ia kalon kompaninë në pronësi të birit, Ledion Sinani dhe gjithashtu i ndërron edhe emrin nga "M. B. KURTI" në "Sinani Trading". Në këtë mënyrë ka vazhduar të përfitojë tendera kryesisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye drejtorin Agim Ismaili. Ky i fundit duket se nuk e ka aspak problem të shpallë fitues kompani të tilla të dyshimta.

Në rastin konkret bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-07316-10-06-2021 dhe me objekt ““Blerje bulmet dhe nënprodukte të tij për nevoja emergjente të DPB, për të dënuarit në IEVP-të”. Skema e përdorur në këtë tender përsëri ngjall dyshime, pasi shikohet se është përdorur procedura “Me negocim, pa njoftim”, pra me shumë gjasa fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë dhe tenderi është bërë sa për letra. Jo vetëm kaq por nësi shikoni objektin e tenderit vihet re se është përdorur termi “për nevoja emergjente”. Ky term me shumë mundësi është përdorur për të justifikuar procedurën “Me negocim, pa njoftim”.

Natyrisht nuk është aspak e qartë se përse duhet të lindin nevoja emergjente për artikuj thelbësorë si qumështi, gjalpi apo djathi konsumi i të cilëve mund të parashikohet lehtësisht pa krijuar mungesa emergjente. Natyrisht firma e vetme pjesëmarrëse ka qenë “SINANI TRADING SH.P.K. në bashkëpunim me “DAJTI PARK 2007 SH.P.K” të vëllezërve Qefalia. Këto firma kanë ofruar vlerën prej 14,949,000 lekësh të reja ose gati 180 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër nëse bëjmë kalkulimet rezulton të jetë sa 83.57% e foindit limit të tenderit. Bukur, apo jo?