JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vetëm 10 të tilla/ Ronaldo blen super-bishën luksoze! Edicion i limituar, Bugatti Centodieci 10 MLN €
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18/10/2021 18:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cristiano Ronaldo i ka shtuar një tjetër “bishë luksoze” koleksionit të tij të makinave të shtrenjta. Këtë radhë bëhet fjalë për një edicion të limituar të Bugatti Centodieci me vlerë 10 MLN €. Vetëm 10 të tilla janë prodhuar dhe një prej tyre do të jetë nën pronësinë e sulmuesit të Manchester United. Thuhet se kjo makinë është frymëzuar nga historia e Bugattit, me një motor W16 me tetë litra. Bugatti i Ronaldos mund të kapë një shpejtësi prej 380 km/orë, teksa mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.6 sekonda. Në koleksionin e tij të automjeteve super-luksoze përfshihen: 2 Ferrari, 1 Lamborghini, 1 Rolls Royce, 1 McLaren Senna dhe 1 tjetër Bugatti Chiron.