JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas humbjes, Jose Mourinho “tallet” me Marash Kumbullën: Shihni pak kë kemi në stol!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paraqitjet e Marash Kumbullës në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren shqiptare duket se nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të Romës, Jose Mourinho. Që kur Mourinho ka marrë drejtimin e Romës të gjithë e kanë vërejtur se Kumbulla nuk është i preferuari i tij pasi është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit. Edhe vetë Mourinho e ka treguar këtë fakt duke mos e zgjedhur si titullar për ndeshjet e ekipit dhe në konferencën e fundit për mediat 'vulosi' gjithçka. Pas ndeshjes me Juventusin, trajneri portugez e cilësoi Kumbullën të një cilësie të dobët, megjithëse mbrojtësi shqiptar bëri një super paraqitje me Poloninë dhe ndali Lewandowskin, një prej sulmuesëve më të mirë në botë.

Ka pankina dhe pankina në Seria A. Sot ne kemi luajtur me Karsdorp në linjën me katër mbrojtës, që ishte në dyshime deri në minutën e fundit. Kemi pasur edhe tre mbrojtës në stol si Reynolds, Marash Kumbulla dhe Calafiori”, u shpreh Mourinho duke dhuruar spektakël mes tundjes së kokës që ka zgjatur jo pak, për t’i treguar tre mbrojtësve që janë shumë larg nivelit që duhet.