JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë! Portieri i skuadrës angleze diagnostikohet me kancer në testikuj në moshën 20-vjeçare
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 14:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i rëndë është publikuar ditën e sotme në mediat e huaja për futbollistin skuadrës së Norwich, Daniel Barden i cili në moshën 20-vjeçare është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në testikuj. 20-vjeçari do të tërhiqet nga futbolli për disa kohë pasi do t’i nënshtrohet një terapie të gjatë kuruese. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi anglez duke i uruar shërim të shpejtë gardianit 20-vjeçar.

Barden është lojtar i dalë nga akademia e Arsenalit, por që prej dy vitesh është në pronësi të Norwich, skuadër ku aktivizohet dhe sulmuesi shqiptar Milot Rashica.

Burimi: www.dailyrecord.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA