JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjedia me 18 viktima nga shembja e stadiumit, Franca ndalon me ligj që të luhet futboll me 5 maj
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/10/2021 3:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parlamenti francez miratoi një ligj që ndalon zhvillimin e ndeshjeve profesionale të futbollit në Francë më 5 maj në kujtim të viktimave të katastrofës të stadiumit Furiani në Korsikë në 1992. Më 5 maj 1992, një pjesë e stadiumit në Furiani të Bastisa u shemb para se të luhej gjysmëfinalja e Kupës Franceze kundër Marsejës, ku mbetën të vdekur 18 tifozë dhe u plagosën më shumë se 2,300.

Ky ligj u propozua që vitin e kaluar, por vetëm sot është bërë votimi i tij në parlamentin francez. Ligji është për të gjitha ndeshjet në Ligën 1, Ligën 2 dhe në Kupë.

Burimi: Reuters | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania