JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Thellohet skandali i 11 milion eurove në Portin e Durrësit, si u tall djali i Valentina Leskaj me propozimin teknik
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14/10/2021 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak ditë më parë ju paraqitëm ekskluzivisht se si Porti Durrës i drejtuar nga Pirro Vengu kishte favorizuar djalin e Valentina Leskaj në një tender të majmë prej 11 milionë euro. Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, ky është një ndër skandalet më të mëdha të Portit të Durrësit si dhe të vetë Shqipërisë, jo thjesht në nivel lokal por edhe ndërkombëtar. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano” me numër reference REF-97696-06-08-2021. Fondi limit është në vlerën prej 1,145,354,372 lekë të reja pa TVSH ose gati 11 milionë euro nëse përfshijmë edhe TVSH.

Siç ju informuam edhe në artikullin e para disa ditëve, tenderi u mbyll akoma pa u hapur pasi sipas burimit, Pirro Vengu i cili me presionet e tij ndaj KVO në vlerësimin teknik shpalli “de facto” fituese kompaninë ABKONS të Besnik Leskaj (djali i Valentina Leskaj). Kjo pasi komisioni e shkëputi firmën e Leskaj me 10 pikë diferencë në vlerësimin teknik, duke e bërë “nul” hapjen e propozimeve financiare. Çka do të thotë se dhe sikur gratis ta bëjnë kompanitë e tjera, nuk mund të shpallen fituese në fund.

Mirëpo përsëri ekskluzivisht për JOQ Albania, në foton në vijim do të gjeni volumin e dosjes së propozimit teknik të kompanisë ABKONS, i cili bëri që firma të diferencohej me 10 pikë diferencë me konkurrentët e tjerë. Në foton ekskluzive më poshtë do të shikoni propozimet teknike që kanë bërë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë tender. Propozimi teknik i kompanisë ABKONS të Besnik Leskaj është dosja që ndodhet në qendër e treguar me shigjetë të kuqe. Shihet qartë se volumi i dosjes është shumë herë më i vogël sesa volumi i propozimeve teknike të ofruara nga kompanitë e tjera. Kuptohet lehtësisht së çfarë propozimi teknik mund të ketë bërë kjo kompani me një material të tillë kaq të pakët të ofruar. Sidoqoftë i takon përsëri SPAK që të hetojë këtë tender që duket se është një skandal i vërtetë.