JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çudira nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, bën tender dhe blen 9 motoçikleta
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13/10/2021 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tenderat natyrisht janë një mënyrë tashmë e zakonshme në Shqipëri që përdoren si mjet për të përfituar para nga shteti. Përditë paraqesim raste nga më të ndryshmet thuajse nga të gjitha fushat. Nuk mungon natyrisht mjekësia, bashkitë etj, por një vend jo të vogël zë edhe drejtësia. Madje tenderi në fjalë ka të bëjë me një ndër institucionet më të rëndësishme të kësaj fushe, siç është Këshilli i Lartë Gjyqësor, shkurt KLGJ.

Ky institucion që drejtohet nga Naureda Llagami, ka organizuar një tender mjaft të çuditshëm që mban si numër reference REF-06250-09-23-2021. Objekti i tij është “Blerje motoçikleta për nevoja të Këshillit të Lartë Gjyqësor” dhe ka si fond limit vlerën prej 1,148,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 14 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shikojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, vihet re se kemi të bëjmë me një mungesë konkurrence.

Kjo pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht firma MOTO-MANIA në pronësi të shtetasit Albert Ballabani. Oferta fituese ka qenë 1,077,840 lekë të reja pa TVSH. Vihet re gjithashtu se kjo vlerë rezulton të jetë sa 93.88% e fondit limit të tenderit. Mirëpo përtej fakteve të mësipërme që ngjallin dyshime në lidhje me një paracaktim të mundshëm paraprak të fituesit, nuk kuptohet se përse ky institucion ka nevojë për 9 motoçikleta, në një kohë që thuajse të gjithë anëtarët e tij i ka në një moshë mbi të mesmen. Gjithashtu përshtypje të bëjnë edhe kërkesat që institucioni ka ndaj motoçikletave, të cilat janë kërkuar të jenë prodhim të vitit 2021 dhe me zero kilometra.