Fitorja e Polonisë mbrëmjen e kaluar vijon të bëjë jehonë në mediat polake pavarësisht rezultatit që ishte minimal dhe jo shumë i drejtë për Kombëtaren tonë. Mediat atje shkruajnë se ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në Tiranë do të ishte një përpjekje e vështirë që nga fillimi i shortit të grupeve kualifikuese të Kupës së Botës. Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të rivalit, por edhe për shkak të tifozëve që krijojnë një atmosferë të nxehtë dhe zakonisht nuk janë shumë mikpritës, sipas polakëve. Zëdhënësi i ekipit polak Jakub Kwiatkowski duke folur për mediat ai tha se e dinte se ndeshja do të ndërpritej të paktën një herë.
Dhe kështu loja u ndërpre në minutën e 77 -të, menjëherë pas golit të Karol iderswiderski. Shishe dhe sende të tjera të hedhura nga tribunat nga tifozët shqiptarë ranë mbi polakët, të cilët ishin të lumtur me rezultatin e tyre. Por pas këtij momenti takimi u ndërpre nga gjyqtari dhe ekipet zbritën në dhomën e zhveshjes. Policia ndërhyri dhe pas rreth një çerek ore, ndeshja rifilloi.
Zëdhënësi i stafit në një intervistë për mediat polake tregoi me humor se fitorja e Polonisë erdhi pasi gjeti një monedhë 5 lekëshe, ç’ka për të thotë se i solli fat.
Tuż przed meczem w narożniku boiska znalazłem to 🙂 przyniosło szczęście 🇵🇱 pic.twitter.com/ngSdnjkulM
— Jakub Kwiatkowski (@KwiatkowskiKuba) October 12, 2021