JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Hedhja e shisheve ndaj polakëve, FIFA dënon ashpër dhunën e tifozëve: Zero tolerancë për këto sjellje të neveritshme
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

FIFA ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dhunën dhe sjelljet e pahijshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe Anglisë kundër Hungarisë. Tifozët hungarezë u përleshën me policinë dhe stafin e sigurisë në Wembley pas thirrjeve raciste mes tyre, ndërsa tifozët shqiptarë dhe polakë patën përplasje pas golit të pësuar nga Polonia. Në një reagim zyrtar në "Twitter" një zëdhënës i FIFA -s ka thënë:

FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm. FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë u ndërpre për disa minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën shishe plastike ndaj futbollistëve polakë menjëherë pas golit të shënuar. Ndërsa tifozët polakë dëmtuan stolat e stadiumit dhe i hodhën ato në drejtim të tifozëve shqiptarë.