JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbyllet ndeshja Shqipëri-Poloni, Kombëtarja e pafat këtë mbrëmje
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/10/2021 23:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipqrisë dhe Polonisë në “Air Albania” me rezultatin 0-1 për polakët. Goli nga skuadra kundërshtare u shënua në minute e 77-të, moment në të cilin mbrojtja shqiptare u gjend e papërgatitur. Loja u mbizotërua nga kuqezinjtë të cilët dhanë shpirtin në fushë për këtë ndeshje tepër të rëndësishme, e cila po të fitohej i afronte më shumë drejt ëndrrës Katar 2022.

Ajo që ra në sy ishte ndërprerja e ndeshjes pas shënimit të golit të polakëve, teksa tifozët shqiptarë të provokuar hodhën shishe në fushën e lojës, duke rrezikuar të dëmtonin futbollistët e Polonisë. Në fakt ishte hera e dytë që ndodhte dhe gjyqtari ndali lojën. Pak minuta më pas u mor vendimi që të luheshin edhe minutat e mbetura, por Kuzezinjtë nuk ia dolën të shënonin.