JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndeshja Shqipëri-Poloni, këto janë rregullat që duhet të kenë parasysh tifozët në stadium
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/10/2021 12:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonte në mbrëmje Kombëtarja jonë kuqezi luan përballë Polonisë në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit 2022. Ndeshja e cila luhet në stadiumin "Air Albania" fillon në orën 20:45, por tifozët duhet të hyjnë në stadium që prej orës 18:00. FSHF ka njoftuar se nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, por vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00. – Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit. – Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj – Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.