JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ia shiti sheikut arab 305 MLN £, ish-pronari i NewCastle pi 5 orë rresht dhe i lë kamarieres 5£ bakshish
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/10/2021 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mike Ashley, ish-pronari i Newcastle United festoi shitjen e klubit anglez tek një sheik arab me vlerë prej 305 milionë paundësh, me një seancë pijesh pesë orëshe pa reshtur ku i la kamarieres vetëm 5£ bakshish. Shefi i Sports Direct i dha fund mbretërimit të tij 14-vjeçar në St James 'Park të enjten, duke u argëtuar në qytet pasi tarifoi të ardhurat nga shitja, që realisht t’i bëjnë sytë xixa. Shitja e klubit britanik tek fondi saudit u konfirmua përfundimisht nga Premier League pas disa muajsh grindjesh ligjore, duke çuar në "një sigurim të detyrueshëm ligjërisht" se shteti nuk do të kishte kontroll mbi klubin verilindor. Ky transaksion e bëri Ashleyn burrin e renditur në vend të 61 në listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar me një pasuri me vlerë 2.7 MLD £.

Tani me 80% të aksioneve të Newcastle, që i kaluan Fondit të Investimeve Publike (PIF), Ashley nuk humbi kohë për të spërkatur paratë e grumbulluara. Sipas The Sun, 57-vjeçari dhe pesë shokë vizituan pijetoren Kings Arms në Soho, Londër. “Mike ishte në humor dhe i la një kamariereje një bakshish prej 5£. S’do e kishit kuptuar kurrë se kishte mbyllur një marrëveshje 300 milion paundëshe. Pijet fluturonin. Të gjithë në tavolinë kishin veshur kostume dhe qeshnin me të madhe”-i tha një mik i tij tabloidit.