JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Berat Gjimshiti pritet t’i nënshtrohet një operacioni në krah
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/10/2021 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme Kombëtarja Shqiptare ia doli të mposhtte Hungarinë me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për kampionatin Botëror Katar 2022. Protagonist u bë Armando Broja, i cili në minutën e 79-të shënoi një super gol për kuqezinjtë. Por përveç gëzimit, në radhët e kuqezinjve pati edhe momente të vështira për shkak të dëmtimit të Berat Gjimshitit pjesën e parë.

Mbrojtësi luajti më pak se 30 minuta dhe pas një dëmtimi në krah iu desh të linte fushën. Sipas gjasave, ai kamundësi t'i mungojë për një kohë të gjatë Kombëtares pasi do t'i nënshtrohet një operacioni. Pasi doli nga fusha, ai u dërgua në spital për të bërë ekzaminime më të hollësishme, ku u mësua se ka pësuar frakturë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Ditën e sotme ai udhëtoi drejt Bergamos ndërsa nesër do të niset për në Torino për të kryer ndërhyrjen. Minimalisht ai do të qëndrojë jashtë fushës një muaj, gjë që do të thotë se do t'i mungojë Kombëtares në ndeshjen ndaj Anglisë dhe Andorrës.