JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tifozit që i veshi Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së i ndalohet hyrja në stadiume në Zvicër
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10/10/2021 17:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozit që ia veshi Xherdan Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së, i është ndaluar hyrja në stadiume të futbollit në Zvicër, ka njoftuar Federata e Futbollit të Zvicrës në Twitter.

Në reagimin e saj, Federata e ka quajtur të papranueshme që stadiumet e futbollit dhe intervistat të përdoren për propaganda politike, ndërsa e ka cilësuar sjelljen e Shaqirit si shembullore.

Shaqiri ishte duke u intervistuar pas ndeshjes eliminatore të Botërorit 2022 kundër Irlandës së Veriut, që Zvicra e fitoi 2:0. Ai hoqi xhaketën dhe e mbajti në dorë, ndërsa thjeshtë qeshi.

“Është e papranueshme, që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.