JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Krasniqi: E gjithë bota e pa që unë fitova, më vodhën
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10/10/2021 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dominic Boesel ka arritur t’i hakmirret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.

Pas 12 raundeve nuk pati fitues me nokaut, kurse gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e Boesel.

Pas meçit, Krasniqi deklaroi se ai ishte fitues dhe se iu vodh kjo fitore.

“Bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba. Është shumë e trishtueshme për boksin gjerman. Ju mund ta shihni që unë mund të fitoja vetëm duke e nokautuar. E gjithë bota e pa që unë fitova. Ndihem i vjedhur”, tha Krasniqi pas duelit.