JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia e Shtetit harxhon 115 milionë për teste, në tenderin e dyshimtë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/10/2021 22:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Shtetit është institucioni që paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe që duhet t’i mbrojë nga paligjshmëria. Mirëpo rezulton në fakt se vetë ky institucion ka organizuar një tender të dyshimtë në lidhje me disa aparate testuese për alkoolin dhe drogën.

Të gjithë shoferëve mund t’u ketë qëlluar të paktën një herë në jetë që të jenë ndaluar nga policia gjatë drejtimit të mjetit të tyre dhe t’i jetë kërkuar të bëjë një test për konsumin e alkoolit. E pra, aparatet që nevojiten për të bërë këto teste natyrisht prokurohen nëpërmjet tenderave.

Por duket se edhe në këtë rast nuk mungojnë dyshimet. Kështu nëpërmjet tenderit me objekt “Blerje pajisje speciale të Policisë Rrugore (Aparate alkooltestues dhe drogëtestues)” dhe që mban numrin e referencës REF-99697-06-30-2021, ky institucion ka vendosur si fond limit shifrën prej gati 145 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Vihet re se në garë kanë marrë pjesë 5 garues nga të cilët fitues është shpallur firma LEL-Medical në pronësi të shtetases Engjëllueshe Podgorica. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 9,535,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 115 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por shikohet se nga 5 kompanitë pjesëmarrëse në garë, dy kanë ofruar vlera më të ulëta sesa firma fituese e megjithatë janë skualifikuar. Por diferenca nuk është aspak e vogël, përkundrazi. Njëri nga pjesëmarrësit e skualifikuar ka ofruar gati 40 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa firma fituese, e për habi nuk është marrë në konsideratë. Nuk dihet nëse ardhja e drejtorit të ri në krye të këtij institucioni do të ndryshojë diçka, gjithsesi SPAK duhet t’i hedhë një vështrim edhe kësaj procedure