JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Probleme për PSG/ Asnjë goditje në portë, Neymar merr pjesën më të madhe të fajit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Saint-Germain ka përjetuar humbjen e parë në kampionat për këtë sezon, pasi humbi këtë fundjavë 2-0 me Rennes. Kjo humbje erdhi vetëm disa ditë pas fitores së tyre mbresëlënëse ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Ajo çfarë e shqetëson më së shumti tranjerin e parisienëve, Mauricio Pochettino, është fakti që ekipi i tij nuk mundi të bëjë asnjë goditje të vetme në portën kundëershtare, pavarësisht faktit që treshja e sulmit udhëhiqej nga Neymar, Mbappe dhe Messi.

‘‘Të pësosh gola të tillë është e dhimbshme.PSG nuk duhet të gabojë kështu.’’- u shpreh Pochettino pas ndeshjes.

Messi,Neymar,Mbappe dhe Di Maria nuk arritën të bënin asnjë goditje në portë. Megjithatë Messi iu afrua më shumë se të tjerët, duke goditur traversën pas një goditje dënimi.

Neymar është kritikuar më së shumti nga të gjithë, teksa gazeta L’Equipe shkruan se braziliani është shumë larg lojtarit që ishte me Barcelonën pesë ose gjashtë vite më parë.

Braziliani ka shënuar vetëm dy nga 41 goditjet e tij të fundit, statistika që tregojnë formë të dobët të tijën.

‘‘Le Parisien’’ ka akuzuar sulmuesin brazilian si të dobët teknikisht dhe për mungesë saktësie para porte.

‘‘Neymar ishte një hije e vetvetes.’’ – shkruan LE Parisien.