JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ofendime raciste, Kulibali: Më thirrën majmun m**i, zhdukini nga stadiumet përgjithmonë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre futbollistë të Napolit, Kulibali, Ozimhene dhe Anguisa kanë rënë pre e ofendimeve raciste gjatë ndeshjes së djeshme kundër Fiorentinës, që përfundoi me rezultatin 1-2 për ekipin e Spaletit. Në fundin e sfidës pati dhe një përplasje verbale mes mbrojtësit të Napolit, Kulibali dhe tifozëve vendas.

Mbrojtësi i Napolit ka reaguar pas ndeshjes në rrjetet sociale dhe ka dhënë një mesazh për organet dhe Federatën Italiane të Futbollit.

‘‘Majmun m**i. Kështu më thirrën.Këta tipa nuk kanë lidhje fare me sportin. Duhet të identifikohen dhe të mbahen larg stadiumeve përgjithmonë.’’- ka shkruar futbollisti në llogarinë e tij Twitter.