JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Tiranë shpall fitues firmën që garoi e vetme, me ofertë sa 99% e fondit limit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03/10/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përsëri Bashkia Tiranë, përsëri ky institucion! Tashmë është bërë e përditshme që të përzgjedhim tendera të dyshimtë për t’i paraqitur para publikut, por duket se Bashkia Tiranë zë përherë e më shumë vend në në institucionet që bëjnë këto procedura të dyshimta. Nëse dikur bëheshin tendera në vlera të mëdha, tashmë vihet re një ndryshim i strategjisë. Organizohen tendera me vlera më të vogla por me shpeshtësi më të lartë.

Kështu në rastin konkret bëhet fjalë për nje procedurë prokurimi me fond limit 4,164,970 lekë të reja pa TVSH ose rreth 50 milionë lekë të vjetra me TVSH. Objekti i këtij tenderi është “Blerje vegla mjete pune”. Autoriteti kontraktues është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, një institucion i varur direkt nga Bashkia Tiranë. Duke parë dokumentat e tenderit vihet re se bëhet fjalë për mjete si pistoleta ajri, krik, trapan, kompresor etj.

Mirëpo nëse shikojmë kompanitë pjesëmarrëse në këtë procedurë vihen re dy fakte mjaft të dyshimta. Së pari shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një firmë. Natyrisht duke mos patur fare konkurrentë të tjerë, firma në fjalë është shpallur fituese. Bëhet fjalë për kompaninë INPLY në pronësi të shtetasit Raship Çelo e cila ka ofruar vlerën prej 4,110,500 lëkë të reja pa TVSH, ose gati 50 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Nga ana tjetër vihet re se kjo shifër e shpallur fituese, është në fakt thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit. Më konkretisht është sa 99% e tij. Kuptohet qartë se të dyja faktet e mësipërme ngjallin dyshime në lidhje me një fitues të mundshëm të paracaktuar.