JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

127 vjeç, ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/10/2021 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka ndërruar jetë 127 vjeçari, njeriu më i vjetër në botë. Ai ka ndërruar jetë në Azefa, në një fshat të vogël me një popullsi prej rreth 300 banorësh në Afrikë. Nipi i tij është shprehur se nga të dhënat e kishës, përfshirë edhe certifika e tij e lindjes tregon se ai kishte lindur në 1894. Por familja e Natabay besonte se ai, në fakt, kishte lindur në 1884, por u pagëzua 10 vjet më vonë, kur një prift erdhi në fshatin e tyre. Kishte pak priftërinj në atë kohë dhe njerëzit prisnin që ata të vizitonin fshatin e tyre. At Mentay, një prift katolik që shërbeu në këtë fshat për shtatë vjet, konfirmoi se të dhënat tregojn se z. Natabay kishte lindur në 1894. Ai është shprehur se ka qenë i pranishëm kur fshatarët kanë festuar 120-vjetorin e tij në 2014.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA