JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Paris/ Grabitet hoteli ku qëndronte Lionel Messi, hajdutët marrin para dhe sende me vlerë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/10/2021 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hoteli ku qëndronte Leo Messi ka rënë pre e një grabitjeje. Hajdutët kanë vjedhur para dhe sende me vlerë. Bastisja u krye të mërkurën në hotelin me pesë yje Le Royal Monceau në Paris.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një grup personash hipën me shkallë nga pjesa e pasme e ndërtesës në katin e gjashtë, vetëm një kat mbi suitën e familjes së Messit, e cila thuhet se kushton 17,000 £ vetëm për një natë. Fatmirësisht për yllin e PSG -së, dhoma e tij, ku ai dhe familja e tij qëndronte është lënë e paprekur nga grabitësit.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të hotelit. Katër dhoma të tjera u vunë në shënjestër nga hajdutët që morën sende me vlerë dhe mijëra stërlina. Një kliente e hotelit zbuloi se vathët, gjerdani dhe paratë e saj mungonin kur ajo u kthye.

“Të paguash kaq shumë para për një vend në qendër të Parisit dhe të mendosh që është i sigurt, por në fakt ke dikë që ecën nëpër dhomë, kjo është shumë shqetësuese”, u shpreh ajo për The Sun.

Edhe pse me masat të rrepta sigurie pas mbërritjes së Messit, hoteli nuk ishte në gjendje t'i ndalonte grabitësit në lidhje me vjedhjen.

“Është e qartë se ka pasur një shkelje shumë serioze të sigurisë dhe po hetohet ,“- u shpreh një zëdhënës i Policisë për mediat.