Njihuni me oligarkun e semaforëve! Erion Veliaj i jep 50 MLN Lekë që t’i ‘bëjë hyzmetin’ në Tiranë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.09.2021, 23:48

Nëse kur kaloni në rrugët pa sinjalistikë të Shqipërisë dhe vini re mungesë tabelash, apo semaforësh jofunksionalë, mendohuni njëherë për përgjigjen se kujt i futen në xhep paratë tuaja për të deficencë funksionaliteti të tillë... Pikërisht këtë përgjigje do jua japim ne sot nëpërmjet këtij artikulli. Bëhet fjalë pikërisht për biznesmenin Bajram Dalipaj, pronar i “I.D.K – KONSTRUKSION” sh.p.k kompanisë që fiton thuajse të gjithë tenderat që kanë si objekt: “Sinjalistikën rrugore dhe semaforët”. Nëse do i hidhni një sy listës së qeverive vendore, kjo kompani ka përfituar tendera në shuma të majme nga Bashkia tiranë, Durrës, Korçë, Librazhd, Vlorë e shumë të tjera, e përmbledhur në pak fjalë, nga Jugu në Veri të vendit.

Vlera totale e 53 tenderave të fituar si operator i vetëm nga bashkitë e vendit është 3.5 MLD LEKË pa TVSH, duke mos marrë parasysh vlerën e atyre në bashkëpunim me kompani të tjera të vendit. Dalipaj ka një pjesë të majme të parave të shqiptarëve të përfituara nga tenderat publikë në shkelje, të cilit i futen në xhep pa u lodhur shumë dhe pa respektuar parimin e konkurrencës në procedurat e prokurimeve publike. Thuajse në 99% të rasteve, kjo kompani fiton duke dhënë ofertë ekonomike më të lartë se të gjithë operatorët e tjerë në garë, thuajse sa 99% e Fondit Limit dhe automatikisht i skualifikon ato dhe pikëpyetja e vetme në gjithë këtë qyl është pse?!

Edhe në tenderin e marrë në analizim ditën e sotme kjo kompani ka fituar me ofertën më të lartë ekonomike dhe tenderi është shënuar me “REDFLAG”. Vlera e fituar është 49 MLN LEKË pa TVSH me diferencë 100 Mijë Lekë të vjetra me Fondin Limit. Kompania tjetër në garë, “MADEKONST” sh.p.k duket sikur ka marrë pjesë fiktivisht në garë sa për të dhënë ofertë ekonomike dhe nuk ia ka paraqitur Autoritetit Kontraktor, në këtë rast Erion Veliajt asnjë tjetër dokument.

Hipotezat që mund të ngremë në këtë artikull janë disa dhe me të drejtë: Kush është Bajram Dalipi, biznesmeni i favorizuar i kryebashkiakëve të Rilindjes që ha taksat tona dhe na lë në mëshirë të fatit e në dorë të Zotit t’u shpëtojmë aksidenteve si pasojë e mungesës së sinjalistikës? Cilat janë lidhjet e këtij oligarku të semaforëve të rrugës me qeverinë, që përfiton para publike në shkelje? Përgjigjen e presim nga SPAK, nëse ka mbaruar punë me vizitat në shtëpinë e Adriatik Llallës.


Përsëri Ergys Verdho, “i fal” 2 miliardë lekë firmës që ofroi 500 milionë më shumë

Lali Zdromsi harron pemët dhe “mbjell” lekë, shpall fituese firmën që ofroi 95 milion më shumë

“Plas peshku” në Durrës, 200 milionë lekë pa garë për sinjalistikë rrugore

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit