Plas te PD-ja! Flamur Noka përplaset me Bashën: I ke ngulur thikën pas shpine Berishës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2021, 15:33

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike duket se nuk po 'përtypet' aq thjeshtë nga disa mbështetës të tij brenda partisë. Gjatë mbledhjes së sotme mes grupit parlamentar të PD-së ka patur përplasje mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të demokratëve Lulzim Basha. Mësohet se gjatë mbledhjes Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi ecurinë dhe vendimin për Sali Berishën, pasi është kundër këtij vendimi. Por jo vetëm kaq pasi Noka ka bërë përgjegjës Bashën për përjashtimin e Berishës.

Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.

Basha: Mos thoni gjysmë të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.

Ndërkohë menjëherë pas mbledhjes Lulzim Basha është nisur për të takuar kryetarët e degëve në qarjkun e Fierit. Kjo vizitë e tij vjen vetëm një ditë para së Berisha të mbajë takimin e dytë në këtë qytet në kuadër të "Foltores".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit