Vrasja e dyfishtë në Divjakë/ Flet djali i viktimave: Babai më premtoi se s’do zihej më me nënën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.09.2021, 14:19

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij Fëllënxa dhe më pas veten. Sipas deklaratave të të afërmve të tyre, çifti jetonte në vështirësi ekonomike dhe kishin konflikte për punët e shtëpisë. Trupat e pajetë u gjetën nga djali i vetëm i tyre, Leonardi, i cili u shpreh mjaft i tronditur. Në një intervistë për News 24, ai rrëfeu ngjarjen e rëndë, ku ndër të tjera u shpreh se nëna e tij kishte ikur një javë në shtëpinë e prindërve të saj, pas konflikteve që kishte patur me të shoqin. Ajo ishte kthyer në shtëpi vetëm një ditë para ngjarjes. Leonardi shtoi se babai i kishte premtuar se nuk do ta ngacmonte më nënën e tij dhe se nuk do të ziheshin.

Djali u shpreh:

Ajo pati konflikte për punët e shtëpisë. Shkoi 1 javë te prindërit. Unë shkova ta merrja, me premtimin se s’do të bënin llafe më. E solla të premten, atë ditë shtynë mirë. M’u bë qejfi, se ishin mirë. Të nesërmen u bë kjo tragjedi e madhe. Ai më tha: “s’do bëj gjë më, ik pa frikë”.Më pati premtuar që s’do më linte vetëm, po unë ku do rri më. Në orën 16:00 ika nga shtëpia. Dal nga lokali si gjithë të tjerët. Më marrin në telefon dhe më thonë hajde te shtëpia. Ngjarja ndodhi në dhomën e tyre të gjumit. Kur e pashë tragjedinë, mora në telefon Policinë e Shtetit më ndihmoni. Për armën s’kam pasur dijeni. Nuk kam vënë re asgjë. Se do rrija aty. E merrja mamanë dhe e çoja te babai i vet. Babai më tha premtimin se s’do i bëjë gjë. S’do të lë vetëm ty. Kështu më tha. Ai e bëri këtë tani.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit