Një person i armatosur hapi zjarr të hënën në një kampus universitar rus, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 19, raportuan mediat shtetërore. Gjatë sulmit, studentët u hodhën nga një dritare e katit të dytë për të shpëtuar nga një ndërtesë në kampusin e Universitetit Shtetëror Perm, në qytetin e Perm, rreth 650 kilometra në lindje të Moskës. Sulmuesi, i cili u kap, ishte një student i identifikuar si Timur Bekmansurov, 18 vjeç.
Burimi:nytimes Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA