Pas apelit në JOQ, shqiptarët ndihmojnë Rominën: Sapo i dërgova babait të saj 100 euro, bashkë mund ta shpëtojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2021, 11:04

Ditën e djeshme në redaksinë tonë u publikua një rast i fortë apeli për Rominën 24-vjeçare e cila vuan nga leucemia akute. Prej 2 vitesh Romina e cila është nënë e një djali 2-vjeçar vuan nga kjo sëmundje e rëndë e cila e lodh çdo ditë e më shumë. Për t'iu kthyer jetës normale, Romina ka nevojë për transplantin e palcës kockore dhe kjo mund të realizohet jashtë vendit dhe me një kosto të lartë. Familja e saj nuk është në gjendje ta përballojë këtë operacion dhe iu drejtua redaksisë së JOQ ALBANIA për të kërkuar ndihmë nga shqiptarët.

Ashtu si edhe në raste të mëparshme, shqiptarët janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin në çdo moment me aq sa munden. Një qytetar ka shkruar në redaksinë tonë dhe ka treguar se menjëherë pasi ka parë apelin i ka dërguar familjes së Rominës 100 euro. Sipas tij ky është një gjest i vogël, por shpreson që të inkurajojë edhe të tjerët që të ndihmojnë Rominën me aq sa munden. Më tej ai ka treguar se edhe miq të tij do të ndihmojnë Agronin që vajza e tij të shërohet sa më shpejt.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq . Sapo i nisa zt Agroni 100 euro , aq kisha mundesi. Nuk e bej as per publicitet as per dukje , por shpresoj qe ky gjesti sado i vogel te inkurajoi edhe shiptaret e tjer me dha ndhimen e vet , sado i vogel . Gjith sebashku mund te shpetoj Romina . Ju faleminderit . Anonim. Fola me sa njerez kisha mundesi . Nji shoku im esht ne bank aktualisht edhe aj do i coj nji shume Zt Agroni

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit