Në shenjë proteste për mosnjohjen e targave KS, serbët kanë dalë në protestë në kufirin Kosovë-Serbi në Jarinje. Njesia e Specializuar e Policisë së Kosovës nuk po lejon hyrjen e automjeteve me targa KS, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet. 20 autoblinda dhe një numër i madh policësh raportohet se kanë “blinduar” kufirin. Rikujtojmë se për të hyrë në Serbi, targat RKS duhet të pajiseshin me një njoftim të veçantë, teksa ato KS hynin lirisht.