Në mediat italiane po qarkullon fotoja e biznesmenit Davide Pecorelli i maskuar pasi inskenoi djegien e makinës së tij. Dyshohet se eshtrat që i futi në makinë i kishte zhgroposur nga një varresë dhe më pas i kishte futur brenda për t’i bërë të gjithë të mendonin se ishte ai viktima e djegur në Fiat Punton e marrë me qira. 8 muaj pas zhdukjes ai u pikas pas një tërheqje bankare të bërë me kartën e kreditit në një bankomat në Romë. Pecorelli u gjet i gjallë në brigjet e Montecristos, teksa ende nuk është hedhur dritë plotësisht mbi ngjarjet misterioze.