U gjet i gjallë në një gomone në Itali/ Prokuroria merr në pyetje Davide Pecorelli

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2021, 00:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me biznesmenin Davide Pecorelli, për të cilin u mësua se është gjallë. Prokuroria italiane ka vendosur të marrë në pyetje biznesmenin, i cili u gjet i gjallë dy ditë më parë, teksa ishte shpallur në kërkim në Shqipëri që në ditët e para të janarit. Kujtojmë që familjarët e kërkonin të vdekur në Shqipëri dhe Itali, ndërsa biznesmeni u gjet i gjallë në një gomone në shtetin fqinj, ku po përpiqej të jetonte në fshehtësi larg vëmendjes së të gjithëve.

Por, sinjali i parë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë ka qenjë një tërheqje parash përmes bankomatit të dielën e javës së kaluar më 12 Shtator. Ndërkohë që policia po analizonte këtë informacion, autoritetet kanë njoftuar se biznesmeni është i gjallë në ishullin Elba në Toskana, në një gomone e cila pësoi defekt gjatë lundrimit duke u detyruar të kërkonte ndihmë.

Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë. Këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike duke hyrë në borxhe, ndërsa për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit dyshojnë se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas.

Automjeti u gjet i shkrumbuar më datë 6 janar, ndërsa brenda ishin vendosur disa eshtra që megjithëse nuk rezultuan asnjëherë të Pecorelli vonuan hetimin për disa muaj. Biznesmenit tashmë pritet t’i kërkohen sqarime në Itali në lidhje me mënyrën se si u kthye atje, pasi sajoi zhdukjen në Shqipëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit