Gratë afgane dalin në protestë, kërkojnë të lejohen të studiojnë e punojnë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2021, 22:55

Gratë afgane po protestojnë për të drejtat e tyre pas ligjeve kufizuese të vendosura së fundmi nga talebanët. Disa gra afgane kanë mbajtur këtë të dielë protesta në Kabul, për njohjen e të drejtave të tyre, duke kërkuar që t’u lejohet të shkollohen dhe të punojnë.

Sipas mediave të huaja, protestueset u mblodhën para ish-Ministrisë për Çështjet e Grave, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”. Protesta zgjati rreth 10 minuta dhe gratë u larguan menjëherë pas një përballje verbale me një person të paidentifikuar.

Vlen të thuhet se gjatë ditëve të fundit, talebanët kanë lëshuar një sërë kufizimesh për gratë dhe vajzat duke i ndaluar ato të shkojnë në shkollë dhe në punë. Kujtojmë se gratë afgane kanë mbajtur disa protesta, që prej marrjes së pushtetit nga Talebanët. Ato kanë hasur dhunë fizike e verbale, teksa kërkojnë të drejtat e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit