Ulpiana arriti fitoren e parë në Superligën e Kosovës, teksa mposhti Gjilanin me rezultatin 2-3 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të. Takimi në fjalë i pati të gjitha. Gola, tension si dhe situata të pakëndshme. Momente tensioni në stolin e Gjilanit, ishte momenti kur u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmësi i Ismet Munishit. Më pas, Santos përsëriti penalltinë ku edhe shënoi duke ngritur shifrat në 1-2.
Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar të sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin. Ndërkohë, ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe u shmang përplasja fizike mes tyre.