I ndalohej hyrja: Shqiptari martohet me italianen dhe ndryshon mbiemrin, por e pëson sa shkon në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2021, 16:06

Policia italiane ka arrestuar së fundmi një shqiptar i cili kishte hyrë në Itali duke ndryshuar edhe mbiemrin. Mediat italiane kanë njoftuar se 32-vjeçari shqiptar pasi ishte dëbuar nga Italia, kishte gjetur një mënyrë tjetër për t'u rikthyer sërish duke iu shmangur kontrolleve, sepse kishte fituar mbiemrin e gruas së tij, italianes 28-vjeçare, e cila ishte paguar për t’iu bashkuar në Shqipëri dhe për t’u martuar me të. Sipas mediave italiane shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë të hynte në territorin italian deri në vitin 2022.

Tani shqiptari do të përballet me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së emigrimit të parregullt, pasi kishte shkelur urdhrin e ndalimit. Korrikun e kaluar shqiptari u kap pasi duhej të vuante 5 muaj burg për krimet që lidhen me emigracionin e paligjshëm. Përveç kësaj, hetime të tjera hetimore zbuluan se 32-vjeçari kishte shkelur gjithashtu një urdhër dëbimi nga territori italian që kishte marrë dy vjet më parë nga Prefektura e Bolonjës dhe të cilin e kishte shkelur duke u kthyer në Itali me dokumente false.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit