Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Policia ka njoftua se rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, një 65-vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë 10 minuta më vonë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.