Një kompani private amerikane po shikon mundësinë e zhvillimit të një projekti trajnues për pëllumbat me qëllim parandalimin e sulmeve terroriste. Ideja bazohet në aftësinë dhe reagimet e pëllumbave ndaj dronëve që mund të përbëjnë një kërcënim. Automjetet Ajrore pa pilot (UAV) po bëhen gjithnjë e më të njohura në ushtritë e gjithë botës, ndërsa studiuesit shpresojnë se pëllumbat do të jenë në gjendje të përdorin instinktet e tyre natyrore të grumbullimit dhe vizionin për t'i tërhequr ata drejt dronëve të armikut. Sipas iNews, zogjtë do të trajnohen të fluturojnë në një makinë për të neutralizuar një sulm ndaj një objektivi të mundshëm.
Kjo nuk është hera e parë që pëllumbat përdoren në luftime, pasi ata u përdorën gjithashtu në Luftën e Dytë Botërore, ku shkencëtarët amerikanë i trajnuan që të pilotonin një bombë të tipit rrëshqitës dhe i kushtëzuan zogjtë të njihnin një imazh të një objektivi. Kjo masë për parandalimin e sulmeve të mundshme me dronë vjen në vazhdën e shqetësimeve në rritje mbi të ashtuquajturat "tufa" të dronëve që evoluojnë, ku disa dronë punojnë në një mënyrë të ndërlidhur duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) për qëllime ushtarake dhe sulme terroriste.
Burimi: unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania