“Çmendet” Bashkia Durrës, i jep 627 milionë firmës që ofroi më shumë për pastrimin e Ishmit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.08.2021, 22:36

Përsëri tenderat e dyshimtë, përsëri shifra të majme! E bukura qëndron në faktin se këto nuk janë paratë që shteti i ka sekuestruar ndonjë keqbërësi dhe mund të bëjë ç'të dojë me to, por janë paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Në rastin konkret bëhet fjalë për paratë e qytetarëve të Durrësit, që me sa duket janë bërë rrush e kumbulla.

Kështu, Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako, ka organizuar një tender me objekt “Shërbimi i pastrimit të Njësisë Administrative Ishëm”. Vihet re nga hulumtimi i dokumentacionit përkatës, se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani. Por për habi fituese është shpallur firma që ka ofruar më shumë se vlera e dy prej kompanive pjesëmarrëse, nga katër kompani në total.

Pra e thënë më qartë, 2 kompani kanë ofruar vlerë më të vogël se fituesja, dhe përsëri janë skualifikuar. Por cila është firma fituese? Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve AFA shpk dhe Egland shpk në pronësi përkatësisht të Fatmir Kurtit dhe Rasim Dacit. Ata kanë ofruar vlerën prej 52.292.000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 627 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse bëjmë llogaritjet dhe krahasimet me fondin limit të tenderit, shikohet se vlera fituese është thuajse e njëjtë me diferenca të vogla, me këtë fond limit. E shprehur në përqindje, vlera fituese është sa 93.72% e fondit limit. Ky fakt bashkë me faktin se dy kompani të tjera ofruan më pak por përsëri nuk u morën në konsideratë, ngjall dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit