Drejt e në SPAK/ 2.3 MLD Lekë pistoleta për Policinë e Shtetit për të vrarë të pafajshmit si Klodian Rasha!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.08.2021, 17:07

Vazhdojnë tenderat abuzues të Buxhetit të Shtetit nga ana e ministrisë së Brendshme. Këtë radhë institucion prokurues është Policia e Shtetit me drejtues Ardi Veliun, në një tender me vlerë 2.3 Miliard Lekë për blerje pistoletash 9x19mm për Policinë e Shtetit. Tenderi i dyshimtë pas atij të uniformave dhe kapeleve kur drejtues i MB ishte Sandër Lleshi, tender i cili çoi në SPAK disa zyrtarë të MB, ka një vlerë të frikshme dhe ngjall dyshime që të drejtojnë në nisjen e një hetimi nga SPAK mbi drejtuesin e autoritetit dhe institucionit prokurues.

I gjithë tenderi do i jepet vetëm një kompanie me motivin se lëvrimi i mallit nga operatorë ekonomikë të ndryshëm nuk është i favorshëm pasi i shkakton vështirësi Autoritetit Kontraktor, shkruhet në dokumentet e tenderit. E gjithë kleçka në këtë procedurë prokurimi publike, qëndron në faktin se do të jetë vetë Autoriteti Kontraktor që do të dërgojë ftesa për oferta tek klientët e vet, duke e kthyer këtë tender në një procedurë klienteliste, pasi në garë mund të marrin pjesë vetëm oligarkët që do të zgjedhë Ardi Veliu, punonjësi i Bledi Çuçit.

Shumë zarare po bëhen kohët e fundit me paratë e popullit dhe titullarët e institucioneve që shpërndajnë lekët e qytetarëve nuk u bën syri tërr para drejtësisë së supozuar. Ky tender duhet të vihet nën hetim për parregullsi të konkurrencës kur bëhet fjalë për një vlerë aq të madhe që do të dalë nga Buxhetit i Shtetit dhe do i hyjë në xhep vetëm një personi. Fundja pistoletat Policia e Shtetit, i përdor vetëm mbi të pafajshmit si Klodian Rasha dhe jo tek ata të cilët marrin paratë për t’i siguruar këto të fundit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit