“Nuk bëhet shaka me ligjin”/ Qytetari ble shtëpi në Tiranë dhe gjen armë brenda: Jam i ndershëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.07.2021, 13:50

Sa herë mund t’i keni dëgjuar prindërit kur ju përsërisin “qëndroni fiks me ligjin” apo “jeto i ndershëm”. Një qytetar ka telefonuar policinë e kryeqytetit dhe ka kërkuar urgjent vizitën e tyre në banesë, por përpara se të përsëriste adresën se ku gjendej dhe përpara se të thoshte emrin dhe të dhënat personale ka thënë frazën “jam qytetar i ndershëm, po ju telefonoj nga Tirana”. Por kjo frazë më pas është thënë e stërthënë prej tij edhe në denoncimin që u shënua në procesverbalin policor.

Burimi policor i ka thënë gazetës “Si” se personit në fjalë, nuk i kishte ndodhur asnjë konflikt dhe as i kishte humbur gjë. Por, ajo që ka “shqetësuar ditën” e burrit të ndershëm, ishte blerja e një benese brenda të cilës ai gjeti një armë. Raportohet se pa e diskutuar fare me bashkëshorten që është ortake në blerje, burri ka nxituar drejt telefonit dhe duke e urdhëruar atë që të bënte kujdes, është veshur me nxitim dhe pa një pa dy rezulton të ketë shkuar në polici. Burimet e policisë i thanë gazetës “Si” se denoncimi u dorëzua pranë komisariatit numër katër nga shtetasi me iniciale B. K, që sakaq ka shtuar “kam blerë një shtëpi dhe kur po pastronim gjetëm një armë”.

Kur policia ka shfaqur interes dhe ka kërkuar prej denoncuesit një deklaratë të shtjelluar ai ka treguar se punon në biznes privat dhe se në fund të muajit qershor bleu një shtëpi të cilën e regjistroi në emër të bashkëshortes.

“Banesa ju ble trashëgimtarëve të shtetasit C. H. Mbasi u ble me plaçka dhe çdo gjë kishte brenda, gruaja nisi pastrimin. Po largonim plaçkat e vjetra dhe rrobat e vjetra dhe po sistemonim rrëmujën kur në aneks të shtëpisë, midis rrobave të vjetra gjetëm një pushkë”,-shton pronari i ri i shtëpisë.

Policia duke ju referuar hapave që hodhi qytetari shton se ai e fotografoi menjëherë pushkën që ishte fshehur e sistemuar mes rrobave dhe më pas telefonoi inspektorin e zonës duke i kërkuar ekspertizë si dhe duke i treguar adresën se ku gjendej”-tha qytetari.

Më pas, qytetari ka urdhëruar gruan që të pezullojë çdo punë derisa në shtëpi të mbërrinte policia. “Nuk e preka me dorë armën”, thotë në komisariatin numër 4 shtetasi B.K. Mbasi inspektori ka mbërritur në banesë dhe ka kryer veprimet hetimore, shtetasi ka insistuar që të shkojë së bashku me të në policinë rajonale.

“Nuk e preka me dorë, nuk e kam idenë çfarë lloj pushke është mbasi nuk marr vesh fare nga armët. Jam qytetar i ndershëm dhe dua të jem korrekt me ligjin.”- rrëfeu në polici burri teksa përpara tij agjenti nuk ngurroi të mbajë shënim edhe përshkrimin e burrit mbi besnikërinë ndaj ligjit.

Policia i tregoi gazetës Si se aq i dhënë ishte shtetasi në fjalë mbas ligjit saqë tregoi video kur kishte hyrë për herë të parë në shtëpinë e re, si kishte kontrolluar dhomë mbas dhome dhe si ndërkohë bërtet kur shfaqet pushka e mbështjellë.

“Ju vendos në dispozicion kontratën e shtëpisë dhe datën kur u ble, fola me gruan e personit në fjalë dhe ajo më tha se kishte 20 vjet që është divorcuar dhe se jetonte me fëmijët. Nuk e di që ish-burri im mbante armë, më tha. Shko denoncoje”,-detajon kryefamiljari që është treguar i gatshëm dhe ka ilustruar edhe telefonatat sipas kohës përkatëse kur kishte folur me trashëgimtarët e të ndjerit.

“Ligjet i kam frikë, këmbëngul më tej burri dhe nuk e preka armën. Iu luta edhe gruas mos ta prekte derisa të vinte inspektori i policisë sepse nuk bëhet shaka me ligjin”,-flet nga ana e tij qytetari e ndërkohë e gjithë kjo regjistrohet në deponimin policor. Ndërkohë, policia deklaron për gazetën “Si” se mes rrëmujës krehu shtëpinë dhe gjeti edhe 10 fishekë dhe mbas vendimeve përkatëse të dyja sendet u nisën për ekspertim kriminalistik.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit