Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Si pasojë e përplasjes së një automjeti me murin, kanë humbur jetën dy të rinj, 23 dhe 16 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.