Një sherr mes një 30 dhe një 23-vjeçareje (të dyja punonjëse seksi) ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë sherrit është plagosur 30-vjeçarja, pasi është goditur me sende të forta. Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë territori për klientët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Theksojmë se prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri, por megjithatë ai ushtrohet në disa zona.