Dhuna ndaj grave vijon të jetë një “plagë” e shoqërisë shqiptare. Së fundmi një ngjarje e rëndë që demonstron këtë ka ndodhur para pak minutash në Komisariatin e Pogradecit. Në një video ekskluzive për JOQ, një qytetare bën me dije se një grua po dhunohet nga disa burra dhe e gjitha ndodh në sy të fëmijëve të mitur. Kjo gjë vihet re edhe nga video e dërguar nga qytetarja, e cila teksa sqaron më tej atë që po ndodh, dyshon se i kanë marrë të shoqin brenda në komisariat. Ndërkohë policia nuk bën asgjë për të ndalur dhunën që po ushtrohet ndaj gruas.
Mesazhi i mbërritur: