U kap në fermë kanabisi me vlerë 440 mijë paund, dënohet pas 5 vitesh 32-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.07.2021, 20:16

Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit e gjysmë burg nga autoritetet britanike 5 vjet pasi u kap në një fermë kanabisi në një fshat të quajtur Llandrinio. Bëhet fjalë për shtetasin Endrit Rusta, i cili ka qenë nën hetim që prej vitit 2016. Mediat vendase bëjnë me dije se droga e kapur në fermën që kujdesej shqiptari kapte vlerën e 440 mijë paundëve. Ai deklaroi në Gjykatë se në kohën kur u kap në fermën e kanabisit, i ishte refuzuar puna dhe nuk kishte para. Më pas ai u shpreh se i ofruan punë në fermën në fjalë dhe një njeri i quajtur Luciano e paguante 100 paund.

Rusta tha:

Ai më kërkoi të shkoja atje për disa orë për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që dyert dhe dritaret ishin të mbyllura. Pasi shkova tre herë e kuptova se aty ishte mbjellë drogë.

Avokati i shqiptarit u shpreh se i pandehuri ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se ai luajti një rol të rëndësishëm. Megjithatë gjykatësi nuk i pranoi pretendimet e palës mbrojtëse dhe mori vendimin për ta dënuar 32-vjeçarin.

Burimi: countytimes.co.uk |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit