Greqi/ Shqiptari vrau me thikë të shoqen, çfarë shkruante fqinja e tyre tre javë më parë?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.07.2021, 18:27

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Dafni të Greqisë në një familje shqiptare, ku burri 40-vjeçar theri me thikë gruan e tij 31-vjeçare. Mediat greke bënë me dije se shqiptari e qëlloi 31-vjeçaren me thikë në qafë dhe më pas shkoi në polici për të rrëfyer krimin, duke u shprehur ndër të tjera se ishte xheloz. Ndërkohë, mediat vendase kanë publikuar një status në rrjetet sociale të një fqinje të familjes, e cila ishte ankuar disa herë për shkak se çifti ziheshin dhe debatonin me tone të ashpra duke u kthyer kështu në shqetësim për të. Rasti i fundit ka qenë më datë 11 korrik, kur ajo kishte paraqitur një denoncim në polici. Po në të njëjtën ditë, fqinja kishte bërë një status për rastin, i cili po konsiderohet në media si një lloj “profecie” në lidhje me atë që ndodhi ditën e sotme.

“Sot unë thirra 100 për dhunë në një familje në apartamentin përballë meje ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin. Thjesht hapën dritaret dhe u larguan. Unë nuk bëra asnjë ankesë. Ju thirra për shkak se dëgjova një zhurmë. Për fëmijën. Në televizor vetëm trupat llogariten. Kur ai ta therë atë unë do të njoftoj çdo kanal për t’ju kritikuar”– shkruante fqinja. Çifti kishin edhe një djalë dhe sipas dëshmive të fqinjëve të tyre, ishin shumë të “ftohtë” në komunitet dhe nuk shoqëroheshin me njeri.

Burimi: Protothema |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit