Aksioni tek “Varri i Bamit”/ Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit, nxjerr nga qelia shoferin që u rrezikoi jetën policëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.07.2021, 17:52

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të cilët u arrestuan pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në zonën e “Varrit të Bamit”. Ndërkohë, policia ka lënë nën masën e arrestit të shtëpisë, drejtuesin e mjetit tip "Benz" Gazmir Cani, i cili ia mbathi gjatë aksionit, duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të policisë.

Nga hetimet, dyshohet se këta persona përdornin biznesin për sjelljen e lëndës narkotike dhe më tej ndarjen e saj në doza më të vogla dhe shpërndarjen në disa pika të kryeqytetit. Raportohet se ky biznes ishte në pronësi të shtetasit me iniciale G.K., ndërsa sasia e lëndës narkotike sillej nga dy persona me motor brenda kutive të picave.

Në momentin që efektivët e antidrogës ndërhynë 4 të hetuarit u larguan me shpejtësi, ndërsa lënda narkotike u gjet në brendësi të dy kutive të picave, e fshehur poshtë një makine. Vlen të theksohet se ndërhyrja e policisë u bë virale në rrjetet sociale, kjo për shkak se efektivët e policisë gjatë operacionit nuk ndaluan dot një makinë me xhama të zinj që ishte pranë vendit të ngjarjes, dhe për këtë arsye për mos të “dalë pa gjë” arrestuan një gazetar që po filmonte “superaksionin”.

Për këtë episod ka nisur edhe një hetim nga ana e SHÇBA dhe Prokurorisë, ku do të shihen veprimet e efektivëve të policisë. Sakaq në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg dhe 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit