ONE Telecommunications, me rrjetin më të mirë dhe më të sigurt në Shqipëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.07.2021, 19:47
  • One Telecommunications përfundon me sukses transformimin e rrjetit në 100% Ericsson
  • Rrjeti i ONE është i vetmi i certifikuar si “Best in Test” për vitin 2021, në përvojën e klientit
  • One Telecommunications pjesë e iniciativës “Rrjet i pastër” nga SHBA

Kompania ONE përmbylli fazën e dytë dhe të fundit të modernizimit të rrjetit, duke e transformuar teknologjinë e saj krejtësisht në Ericsson. Modernizimi i rrjetit nisi vitin e kaluar, me një investim 92 milion Euro. Skuadra teknike e One dhe Ericsson kanë punuar intensivisht për të sjellë për abonentët rrjetin më të mirë në Shqipëri. Me gjithë kushtet e vështira shkaktuar nga pandemia, u arrit që optimizimi i rrjetit të përfundojë brenda të gjitha afateve të caktuara. Ky proces ishte unik për përvojën teknike, si edhe për llojin e teknologjisë që u implementua. Ericsson ka rritur potencialin e rrjetit të One Telecommunications në nivelin Gigabit LTE duke i hapur rrugën rrjetit 5G, përmes pajisjeve më të fundit të Sistemeve Radio dhe sistemeve qendrore të rrjetit.

Modernizimi i gjithë rrjetit të antenave është investimi më i madh i bërë në vend, në industrinë e telekomunikacionit, duke e bërë ONE kompaninë që garanton:

  • Shpejtësi të lartë shkarkimi 4G+ deri në 1.2Gbps
  • Mbulim për 98.5% të popullsisë
  • 7x mbulim më të mirë në ambjente të brendshme
  • Cilësi dhe shpejtësi e zërit VoLTE, kudo
  • Rrjet më të sigurt

Si rezultat i përmirësimeve të rrjetit, One Telecommunications u certifikua si “Best in Test” për 2021, nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

Një prej tipareve kryesore të rrjetit ONE është siguria. Një vit më parë, ONE iu bashkua iniciativës së rrjeteve të pastra, duke u angazhuar të përdorë pajisje kontrolli dhe kompjuterike apo ruajtjeje të të dhënave vetëm nga kompani të sigurta teknologjikisht. Ky vendim bëri që Shtetet e Bashkuara ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me rrjet të besuar . One

Telecommunications është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.

Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për të vendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.

Rreth One Telecommunications

One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1.2 Gpbs.

Kompania bashkëpunon me liderë botërore si Ericsson për ta bërë rrjetin One më të sigurt. Rrjeti One është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si operatori i parë në rajon që plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë e internetit dhe mbrojtjes së të dhënave.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit