Të ardhura nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e disa personave në Vlorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.07.2021, 12:58

Gjykata e Vlorës ka sekuestruar mijëra metra tokë në pronësi të një shtetasi në Vlorë, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve E.Z dhe Ll.Z., për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z., pasi ky i fundit rezulton se është nën akuzë për trafik drogë. Sipas njoftimit, që shfaqet në vijim masa e sigurisë që është caktuar është “sigurimi personal pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë”: 2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë.

Më konkretisht, pasuritë që i janë sekuestruar shtetasit me iniciale I.Z. dhe personave të lidhur me të, janë:

1. Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2, Siptallë.

2. Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.

3. Apartament banimi sipërfaqe 109 m2 në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.

4. Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.

5. Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

6. Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

7. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

8. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

9. Njësi tregtare (dyqan) me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.

10. Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.

Njoftimi:

“Vlorë, 30 korrik 2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 3, datë 26.07.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit I.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve E.Z dhe Ll.Z., për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 237, datë 29.07.2021, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë (2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë)

Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.

Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.

Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.

Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.

Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.

Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.

Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.”, njofton Prokuroria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit