Pas sherrit mes kushërinjëve, me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari në Lushnje, një konflikt mes të afërmve është regjistruar sërish në Shqipëri. Bëhet fjalë për një familje nga Cërriku. Mësohet se së fundmi dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin janë përfshirë në një sherr masiv. Policia njofton se ata janë goditur me sëpatë. Kushërinjtë janë dërguar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.