Panik në SHBA prej variantit “Delta” të Covid, Biden rikthen maskat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.07.2021, 02:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi dje se të gjithë punonjësit civilë federalë do të duhet të vaksinohen kundër Covid ose të përballen me testime të rregullta, distancimin shoqëror, kërkesat për mbajtjen e maskës si dhe kufizimet e udhëtimeve. Shkak është bërë përhapja e variantit "Delta" të Covid, dhe për këtë arsye punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë. “Ndërsa asnjë vendim nuk është finalizuar, them se vërtetimi i vaksinimit për punonjësit federalë është një mundësi që po shqyrtohet” -u tha gazetarëve Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Mbajtja e maskave gjithashtu po kërkohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres.

Mjeku i Kapitolit ndërmori veprimin pas rekomandimit të së martës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që edhe ata që janë të vaksinuar duhet të mbajnë maska brenda ambienteve publike në zona me një transmetim të konsiderueshëm, ose të lartë të Covidit. Ai tha se standarde të ngjashme do të zbatohen për kontraktorët federalë. Për më tepër, Biden udhëzoi Departamentin Amerikan të Mbrojtjes të merrte parasysh se si dhe kur do të fillojë të kërkojë nga anëtarët e shërbimit të vaksinohen. Administrata Biden gjithashtu u bëri thirrje qeverive të sigurojnë 100 dollarë për çdo amerikan të sapo vaksinuar, nismë e cila financohet nga buxheti pre 350 miliardë dollarë i miratuar për të përballuar pandeminë.

Burimi: Aljazeera |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit