Italia ka vendosur të lehtësojë kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por ka futir minikarantimin 5 ditor. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjor i cili hyn menjëherë në fuqi. Siç shihet edhe në draft, Shqipëria është klasifikuar në listën D ku janë renditur dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e vendet SHBA, Ukraina, Singapori, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhani, Japonia, Moldavia, Katari , Irlanda e Veriut etj. Hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve apo që kanë tranzituar në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve, raporton Ora News.
Kërkohet që udhëtarët të prezamtojnë tamponin negativ jo më shumë se 72 orë para në momentin e hyrjes në avion apo në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor. Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të detyrushëm edhe karantinimin pesë ditor shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati, ku rezultati negative do të bëjë të mundur përfundimin e karantinimit.