Mirlinda e AKSHIT “tradhëton” Grigor Jotin për 500 milionët e Ilir Beqaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.07.2021, 22:48

Është i ëmbël leku miq, e natyrisht jo vetëm për njerëzit e thjeshtë në përgjithësi, por edhe për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Duket se Mirlinda vazhdon përsëri të ndjekë rrugën e saj drejt tenderave të dyshimtë dhe natyrisht që do vazhdojë për sa kohë që SPAK fle gjumë më sy hapur. Në përgjithësi është vënë re një marrëdhënie e shkëlqyer mes Mirlindës së AKSHIT dhe Grigor Jotit të INFOSOFT, duke qenë se ky i fundit ka fituar pjesën më të madhe të “tortës” të tenderave që ka dhënë AKSHI dhe drejtoreshë Mirlinda. Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi, pasi Mirlinda e ka “tradhëtuar” Grigor Jotin me Ilir Beqajn.

Si duket e kanë joshur 500 milionët që ky i fundit ka ofruar në një procedurë prokurimi të organizuar pikërisht nga Mirlinda Karçanaj. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-96703-05-28-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtje e Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit”. Ky tender ka si fond limit vlerën prej 41,645,790 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit, vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani.

Por pikërisht këtu fillon çudia. Të tria kompanitë pjesëmarrëse kanë ofruar çuditërisht vlera thuajse identike. Natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që të gjitha kompanitë të kenë ofruar thuajse të njëtën vlerë? Përgjigjia vetëkuptohet. Sipas praktikave ndërkombëtare të tenderave, një fakt i tillë sinjalizon se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe ku të gjithë pjesëmarrësit bien dakort se fituesi do të jetë pikërisht i parazgjedhuri. Në këto raste zakonisht nuk ka asnjë ankesë pasi zgjidhet fituesi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast, ku askush nga dy firmat humbëse nuk ka bërë ankesë.

Përfundimisht fituese është shpallur firma INTECH + për vlerën 38,268,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Zyrtarisht pronar është Sokol Sinani, mik dhe ortak i vjetër i Ilir Beqaj, por në fakt rezulton nga dokumentet se deri në datë 09.09.2013 ortak i kësaj kompanie ka qenë edhe vetë Ilir Beqaj. Pas ardhjes në pushtet të PS, Beqaj i shiti aksionet tek miku i tij Sokol Sinani, por “de facto” mendohet se Beqaj është vetë “pas kuintave” duke “kullufitur” milionat e Mirlindës. Së fundmi vlera fituese rezulton të jetë 91.88% e fondit limit të tenderit, një tjetër fakt i dyshimtë ky, që zakonisht vihet re në rastin kur fituesi ka qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit